Rajoni do të jetë shumë më i qëndrueshëm dhe më i sigurt nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, tha ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë panelit kushtuar energjisë në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi.
Zaev iu referua rëndësisë së bashkëpunimit të vendeve të rajonit, si shembull përmendi edhe Greqinë dhe Bullgarinë, potencoi se si me vaksinat gjatë pandemisë, edhe tani për krizën energjetike ka pasur ndihmë nga fqinjët, por gjithashtu theksoi se ishte e nevojshme që të punojmë së bashku, të vazhdojmë bashkëpunimin në prag të dimrit të ardhshëm.
“Ne i mbijetuam krizës energjetike me ndihmën e miqve tanë, Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Greqia ka ndarë burimet e saj me ne, ashtu siç vendet kanë ndarë më parë vaksinat”, theksoi Zaev.
Ish-kryeministri Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në forum, përmendi edhe investimet greke në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/