Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se zgjedhjet janë dakordësuar dhe se nuk do të lejojë që të ketë anulim të këtyre zgjedhjeve.
“Të gjithë e dini se zgjedhjet janë dakordësuar. Por nëse opozita gjen mënyrë për t’i bllokuar ligjet për paga më të larta dhe pensione, atëherë kemi arsye serioze që të bisedojmë për anulim të zgjedhjeve”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shtoi se të premten do të vendoset për kryeministrin teknik dhe se një nga emrat është ministri MPB-së, Oliver Spasovski.
Opozita maqedonase e cilësoi deklaratën e djeshme të kryeministri Zaev si mënyrë dhe tentim për të ikur nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare./Telegrafi/