Telegrafi

Zaev: Nëse Ligji për gjuhët është jokushtetues, për këtë ekziston Gjykata Kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev, për vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për të mos dekreatuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve tha se çdo pjesë që është përfshirë në Ligjin për avancimin e përdorimit të gjuhëve është në pajtim me Amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të përkushtohemi për një shoqëri për të gjithë. Maqedonia është atdheu i të gjithë qytetarëve, duhet të zgjasim dorën, të kemi besim te institucionet. Nëse diçka nuk është në pajtim me Kushtetutën, ekziston Gjykatë Kushtetuese, do të del me mendimin e saj edhe Komisioni i Venedikut. Të gjithë duhet të kemi kujdes me porositë që japim, sepse duhet të përfundojë edhe kjo çështje politike qv të përkushtohemi për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha Zaev./Telegrafi/