Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Prilep tha se nuk dihet për çështjen e referendumit. Me aktorët politik dhe shoqërinë civile do të vërtetojmë se a do të jetë referendumi konsultativ apo referendum i obliguar, në të dyja rastet, çdo rezultat do të jetë i detyrueshëm.
“Për këtë çështje nuk kemi biseduar. Me siguri, presim të mbarojnë integrimet, përkatësisht 11 dhe 12 korriku ku presim ftesën për anëtarësim në NATO. Menjëherë shteti do të hap debat, me siguri do ta tregojmë edhe kohën e mbajtjes së referendumit, çështja e referendumit dhe stili i referendumit”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.
Me siguri, siç shton, se afatet do të mbesin, në fund të shtatorit dhe fillim të muajit tetor për referendum dhe në këtë do të ndihmojnë Komision Shtetëror Zgjedhor dhe ekspertët e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkërisht me të gjithë aktorët politik dhe me shoqërinë civile do të vendosim se a do të jetë referendumi këshillues apo i obligueshëm, por ajo që duhet që duhet të dimë është se rezultati do të jetë i detyrueshëm. Kjo do të thotë nëse kalon referendumi do të duhet të përkulemi para qytetarëve, të votojmë në Kuvend dhe të punojmë, posaçërisht në reformat dhe në proceset në vijim”, tha Zoran Zaev.
Kryeministri tha se në pyetjen do të jenë marrëveshja me Greqinë, si dhe Bashkimi Evropian dhe NATO.
“Në votim, të gjitha opsionet janë të hapura, dhe gjithçka varet se si aktorët politik të shtetit do të merren vesh që qytetarët të marrin mundësi të qartësojnë ashtu siç ato mendojnë se është më mirë për ardhmërinë e tyre. Ju bëj thirrje qytetarëve të votojnë për të ardhmen e Maqedonisë”, deklaroi Kryeministri Zaev./Telegrafi/