Kryeministri Zoran Zaev në shënimin e ditë së ARM-së shkroi se “Tek uniformat e juaja këtë vit është vendosur medalja më e çmuar – ftesa për anëtarësim në NATO”.
“Hymë në NATO si vend anëtar i barаbartë i 30-të në Aleancë. NATO është siguri për një shtet dhe për qytetarët e atij shteti, por NATO është standard më i lartë jetësor dhe investime, vende të reja të punës, rroga më të larta, edhe shëndetësi bashkëkohore, edhe arsim cilësor. Ju, që me vite jeni krah për krah me kolegët e juaj të NATO-s, më së miri e dini se çdo të thotë të jemi nën mbrojtjen e NATO-s, që fale juve u hap për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thotë Zaev në urimin e tij për ditën e ARM-së përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ju uroi pjesëtarëve të ARM-së për sukseset e tyre në vite, për përfaqësimin e dinjitetshëm të Maqedonisë tek misionet paqësore, si dhe për profesionalizmin e shfaqur.
“Ju nderoj për gjithë mundin tuaj, durimin, net të pafjetura, dhe para se gjithash shpresë dhe besim -se një ditë Republika e Maqedonisë do të jetë. Do të respektohet sipas standardeve botërore puna juaj profesionale, dhe do të jetë mirë për të gjithë qytetarët”, shkruan Zaev në urimin e tij./Telegrafi/