Site icon Telegrafi

Zaev në Tiranë në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e nismës “Mini Shengeni”, i cili do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Nisma, që ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, është një vazhdim i takimeve në Novid Sad dhe Ohër të Zaevit dhe Ramës me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në ditën e dytë të takimit, është planifikuar një deklaratë e përbashkët për shtyp nga liderët e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version