“Është nënshkruar marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar Llojan-Miratov, por aktivitetet punuese janë shtyrë për shkak të pandemisë. Në takimin e radhës me Serbinë do të shfrytëzohet mundësia për folur për këtë temë”.
Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Kumanovë. Ai tha se marrëveshjet i ka nënshkruar ish-kryeministri teknik Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Besoj se një pjesë e madhe e aktiviteteve punuese janë shtyrë për shkak të COVID-19, por gjithsesi marrëveshjet janë nënshkruar. Takimet e para dypalëshe me Serbinë në periudhën e ardhshme do t’i shfrytëzojmë për të diskutuar për temën e kalimit kufitar Llojan-Miratoc, pasi të dyja palët e përcaktuan përmes nënshkrimit me ç’rast e shprehën qëllimin e tyre se do të vazhdojmë ta formojmë, ndërtojmë atë vendkalim kufitar dhe siç e dini atje kemi grant të bukur dhe të vlefshëm nga Norvegjia.
“Gjithçka është e nevojshme do ta bëjmë të dyja palët që ky vendkalim të hapet. Ne jemi të përgatitur dhe besoj se në takimin e parë bilateral me Republikën e Serbisë do t’i definojmë edhe aktivitetet e tyre kur kjo duhet të përfundojë prej palës së tyre”, deklaroi Zaev./Telegrafi/