Site icon Telegrafi

Zaev në takim me Shcherbak, diskutojnë për bashkëpunimin Rusi-Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorit e Rusisë në Maqedoni, Oleg Shcherbak, me të cilin kanë biseduar për prioritet e Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të Maqedonisë dhe Rusisë në bazë demokratike dhe në fushat e rëndësishme për qytetarët,

“Prioritet për Maqedoninë është anëtarësimi në BE dhe NATO. Për këtë qëlliim jemi të orientuar drejt procesit reformues të shpejtë dhe cilësor”, ka thënë Zaev në takim, dhe ka potencuar në përcaktimin që Maqedonia t’i përforcojë marrëdhëniet me shtetet fqinje në frymën e vlerave demokratike dhe përmirësimin e cilësisë së jetesë së qytetarëve.

Zaev dhe Shcherbak kanë konstatuar se ekzistojnë kushte që të avancohet bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve. Sipas tyre, zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit mund të sjellë të mira për qytetarët e dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version