Kryeministri Zoran Zaev u takua sot në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli.
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, Zaev në takimin me Sassoli theksoi se vizita e tij në Bruksel në ditët kur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE po debatojnë për qasjen strategjike të Bashkimit ndaj Ballkanit Perëndimor, synohet të dëgjohet mesazhi që maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të negociojnë për identitetin e tyre dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të vihet në tryezë për debat, në emër të fillimit të negociatave me BE-në.
Kryeministri gjithashtu kërkoi mbështetjen që PE vazhdimisht jep për të qenë edhe më të theksuar në periudhën e ardhshme, për të miratuar organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare midis Maqedonisë Veriore dhe BE si fillimin e procesit të pranimit të vendit në anëtarësimin në BE.
Në takim morën pjesë Zv. Kryeministri i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Shefi i Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Rusi-Popovska.