Kryeministri i Maqedonisë, si gjithë kryeministrat e rajonit do të diskutojnë me Frederica Mogherini nga Komisioni Evropian, sfidat e Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO.
”Perspektivat e përbashkëta të rajonit dhe reformat për integrim të Ballkanit perendimor në BE dhe NATO. Serbisë dhe Malit të Zi do t’i jepen detyrat për t’u anëtarësuar në BE deri më 2025-tën ndërsa shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosna e Herzegovina, do të ju caktohen hapat që duhet t’i ndërmarrin për integrim në BE” thuhet në njoftimin e dërguar nga Komisioni Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
BE dhe KE thonë se janë të interesuara dhe të caktuar që të sigurohet ardhmëri e shëndoshë për këto vende. /Telegrafi/