Telegrafi

Zaev në takim me Mogherinin: Është e nevojshme që vendi ta vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, po merr pjesë në Samitin e Berlinit, ka realizuar takim me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Siç njoftojnë nga Qeveri, në këtë takim është diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si dhe theks i veçantë është vendosur për Marrëveshjen e Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në takim është përshëndetur edhe rrethi i parë i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale dhe u theksua se ekzistojnë kushte që të arrihet censusi në rrethin e dytë”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se Zaev dhe Mogherini janë pajtuar se për stabilitetin e rajonit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është e nevojshme që vendi të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane./Telegrafi/