Site icon Telegrafi

Zaev në takim me anëtarët e ASHAM: Do të bashkëpunojmë për çështjen e emrit

Vazhdon bashkëpunimi dhe konsultimet për ndërtimin e argumenteve të Maqedonisë në bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

Zaev në takim me anëtarët e ASHAM, kryetarin Taki Fiti e informoi për zhvillimin e procesit për zgjidhjen e problemit, të cilin Greqia e ka emrin kushtetues.

Në shkëmbimin e mendimeve në lidhje me këtë çështje, anëtarët e kryesisë së ASHAM, theksuan se institucioni më i lartë shkencor në vend ka qëndrime të qarta, dokumente dhe fakte shkencore të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e argumenteve në anën e Maqedonisë

Në takim kanë rënë dakord që të vazhdojë konsultimi reciprok dhe bashkëpunimi mes ekipeve profesionale të ASHAM dhe Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version