Site icon Telegrafi

Zaev në takim me Abazoviqin: Shkëmbejmë përvoja për tërheqjen e investimeve të huaja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve të Samitit për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit të Evropës”, i cili në organizim të “Ekonomistit” londinez u mbajt sot në Shkup, u takua me delegacionin e udhëhequr nga nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në takim, bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, të fokusuara në avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtisë së rritur, përmirësimin e kushteve për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe ndarjen e përvojave për avancimin e degëve të veçanta, bujqësisë dhe turizmit.

Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Abazoviq, si shumë të rëndësishme e vlerësuan bashkëpunimin dhe mbështetjen e të dyja vendeve në procesin e suksesshëm të integrimit evropian me vazhdimin e reformave strukturore me sukses, duke u pajtuar se vazhdon bashkëpunimi edhe përmes shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë dhe bashkëpunim rajonal mes Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e sotëm mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Kryeministri Zaev nënvizoi se e ardhmja e vendeve nga Ballkani është në bashkëpunimin dhe miqësinë e përbashkët, duke potencuar se edhe iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” hap shumë mundësi për jetë më të mirë të qytetarëve në të gjitha vendet në rajon, duke krijuar kushte për përforcimin e ekonomike dhe hyrje më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Është vlerësuar se kjo Iniciativë ka një qëllim të vetëm, përmes lehtësimit të tregtisë, lëvizjes së qytetarëve dhe shkëmbimit të përvojave të sigurohet bashkëpunim ekonomik efikas dhe rajonal, hapjen e vendeve të reja të punës, rritje e PBB-së dhe përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve nga të gjitha vendet në rajon.

Exit mobile version