Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “këtë verë, në qershor apo korrik pritet që vendi të marrë dritë të gjelbër për nisjen se bisedimeve me Bashkimin Evropian”.
Kryeministri Zoran Zaev tha se maksimalisht janë zbatuar reformat, apo gjithçka që është paraparë në Planin 18 dhe se tani pritet vetëm Ligji për prokurori publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës dhe gjithë ajo çfarë ndodhi në vendin tonë është motivim serioz që të ndodh ajo çfarë presim, dhe do të ndodhë marrja e datës për bisedime, vendimi për nisjen e bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.
Ai shtoi se këto punë varen edhe nga zgjedhjet në Kuvendin Evropian.
“Mund të ndodhë në qershor apo korrik, këtu mund të ketë ndryshime, por në asnjë rast për shkak neve”, tha mes tjerash Zaev.
Zaev theksoi jo vetëm se do të ketë vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve me BE-në por se vendi duhet të krenohen me atë që ceket si shembull për zgjidhjen e kontesteve./Telegrafi/