Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” njoftoi se përmes telefoni ka kontaktuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kanë biseduar për bashkëpinimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në kushte të krizës shëndetësore.
“Kryetarja më njoftoi se BE ka siguruar 651.000 vaksina për mbrojtje nga coronavirusi si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.
Ai shtoi se këto vaksinat do të arrijnë gjatë muajit prill në Maqedoninë e Veriut.
Zaev thekson se bashkërisht është konstatuar se bashkëpunimi evropian dhe solidariteti duhet të jenë në vend të parë në kushte të pandemisë globale./Telegrafi/