Site icon Telegrafi

Zaev: Ne ofrojmë zgjidhje kualitative për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Pas shpalljes së zgjedhjeve që duhet të mbahen më 11 dhjetor, Komiteti qendrorë i LSDM-së ka ndezur motorët duke rifreskuar përbërjen dhe duke u zotuar se do të fitojnë zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas procedurave të zgjedhjes brenda partiake, Zoran Zaev ju është drejtuar anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Maqedonisë me një premtim se ofrojnë zgjidhje më të mira për qytetarët.

“Kjo është një forcë e rëndësishme motivuese në përgjegjësinë serioze që e ka marrë përsipër Lidhje Social Demokrate për të udhëhequr procesin e sigurimit të ardhmen ekonomike të qëndrueshme dhe demokratike të Maqedonisë në interes të të gjithë qytetarëve në vend, çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit”, tha Zoran Zaevi në takimin e Komitetit Qendror të LSDM-së që u mbajt sonte./Telegrafi/

Exit mobile version