Site icon Telegrafi

Zaev: Në festën e shpëtimit dhe jetës së re, le të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm

Kryeministri Zoran Zaev, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, uron të gjithë besimtarët e Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarët e konfesioneve Protestante në vendin tonë që e festojnë sot, festën e madhe të krishterë – Pashkët.

“Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një gjendje të rëndë, dhe këtë vit ne festojmë një nga festat më të ndritshme me kufizimet e sjella nga pandemia COVID-19.

Në festën e shpëtimit dhe jetës së re, le të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm dhe përmes modestisë sonë të bëjmë vetësakrifikim për të mirën e të gjithëve, duke mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Është drita e kësaj feste në këto momente dramatike për njerëzimin, na inkurajon të rishikojmë, të krijojmë vepra të mira dhe të tregojmë mirëkuptim me njëri-tjetrin, të jemi të mirë me familjet tona, fqinjët dhe miqtë dhe me vendin tonë në tërësi”, deklaroi Zaev.

Exit mobile version