Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë intervistës së mbrëmshme para gazetarëve të të gjithë mediumeve, tha se në Buxhet nuk ka 130 milionë euro, por vetëm gjashtë milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Borxhi publik ka kaluar 50 përqindshin e BPV, ka shumë harxhime të panevojshme. Ka borxh të fshehtë i cili është më i madh se një miliardë euro. Këto janë vetëm informacione gjysmake, ministri për financa do të del dhe do të tregojë kur do ta merr raportin e plotë’, tha Zaev.
Përsëri, tha kryeministri, shteti do të ketë mjete të mjaftueshme për t’i realizuar të gjitha detyrimet ndaj qytetarëve dhe do ta zbatojë Programin qeverisës. /Telegrafi/