Telegrafi

Zaev në Bruksel, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri Zoran Zaev sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Është paraparë që pas takimit, Zaev dhe Stoltenberg të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Maqedonia e Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e NATO-së me të drejta të plota./Telegrafi/