Ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin për kryeministrin Zoran Zaev janë shumë logjike dhe do të publikohen nga ana e komisioneve parlamentare që do të punojnë pas përfundimit të referendumit dhe shpalljes së rezultateve.
“Ndryshimet do të bëhen në preambulë, nenet 3 dhe 39. Në preambulë do të ketë vetëm përforcim të vendimeve të ASNOM-it, për liri, demokraci, barazi midis qytetarëve, sepse në ASNIOM është lufta për çlirimin e të gjithë qytetarëve nga okupatori fashist. Në pjesën e nenit 49 ku bëhet fjalë për mërgatën, do ta zbatojmë atë që është evropiane. E dini se Maqedonia ka mërgatë të maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve dhe te ne thellësisht ka hyrë dhe mund të shkaktojë irredentizëm, gjegjësisht provokime të caktuara, por gjithsesi do ta përshtatim siç qëndron në vendet anëtare të BE-së dhe atë si shteti do të kujdeset për mërgatën e vet”, deklaroi Zoran Zaev duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimi, shtoi ai, do të jetë edhe atje ku është Republika e Maqedonisë, do të qëndrojë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjithkund ku është maqedonase mbetet maqedonase dhe ku qëndrojmë maqedonas, shqiptar, turq, romë, mbetet.
“Shumë logjike janë vet ndryshimet kushtetuese të ndodhin. Besoj se prezantimi do të jetë që kur do të jenë gati komisionet zyrtare shtetërore që do të punonin në ndryshimet kushtetuese. Nuk mund të iniciohet formalisht procedurë e këtillë për shkak se do të ishte parashikim i vullnetit të qytetarëve. Unë dëshiroj që tani të prezantohen të shohin qytetarët si do të duet, por me gjithë këtë bëhet ndikim ndaj qytetarëve, ndërsa qytetarët duhet lirisht të vendosin në këtë periudhë”, deklaroi Zoran Zaev.
Që kur do të mbarojë referendumi, pas shpalljes së rezultateve, thotë Zaev, vet komisionet parlamentare do të punojnë në ndryshimet kushtetuese dhe do t’i shpallin amendamentet kushtetuese. Ai shtoi se së pari do të votohet me shumicë të dy të tretave, ku do të ketë debat 30-ditor, më pastaj votim me shumicë të thjeshtë, ndërsa më pastaj është edhe një debat dhe mbaron me votim të dy të tretave./Telegrafi/