Site icon Telegrafi

Zaev: NATO dhe BE, do të thotë standard dhe jetë më e mirë për qytetarët

Mbështetja për proceset integruese të Maqedonisë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dypalësh në mes Maqedonisë dhe Australisë, ishin në qendër të takimit që u mbajt sot nga ambasadorja e Australisë në vend, Julia Fini dhe kryeministri Zoran Zaev.

Nga Konferenca e shtypit të qeverisë deklarojnë se Zaev gjatë kohës së takimit me ambasadoren, mandati i së cilës mbaron, tha se ftesa për fillimin e bisedimeve për NATO dhe premtimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE don të thonë mundësi për zhvillim ekonomik të Maqedonisë dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët.

“Ekzistojnë tashmë investime të shumta për të cilat kemi nënshkruar kontrata ose jemi në një fazë negociuese, që do të thotë më shumë vende pune për qytetarët, si dhe paga më të larta. Maqedoninë dhe Australinë e lidh diaspora, por edhe miqësinë e shkëlqyer dhe ka kushte për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik me interes të ndërsjellë”, tha Zaev. Ai njoftoi para ambasadores se në periudhën që pason ai do t’i kushtojë veten ekonomisë së vendit pas veprimtarisë diplomatike që rezultoi në dyert e hapura për integrimin euroatlantik.

Ambsadorja e Australisë në kuadër të takimit dëshiron që Maqedonia t’i vazhdojë që të ecë në kohë me shoqërinë moderne, vend të mirë për jetesë për qytetarët, thonë nga konferenca e shtypit të qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version