Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka pritur në takim ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski, me të cilin kanë biseduar për procesin zgjedhor në Maqedoni dhe situatën e krijuar pas tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM-ja njoftojnë se Zoran Zaev në takim ka thënë se është krenar me rezultatet e arritura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe i tha ambasadorit se pret deri në fund të javës të konstituohet Parlamenti dhe të hapin procese demokratike që qytetarët i kërkuan në zgjedhje./Telegrafi/