Kryeministri Zoran Zaev, sot pati takim me ambasadorin polak Jacek Multanowski, mandati i të cilit i mbaron.
Duke shprehur falënderime për angazhimin, dhe përkrahjen ambasadorit Multanowski, Zaevi theksoi se Polonia ka ndihmuar në proceset demokratike të Maqedonisë, si dhe arritjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.
Në takim, të dyja palët deklaruan se Polonia dhe Maqedonia si dy vende mike do të kushtojnë dhe thellojnë bashkëpunimin bilateral në të gjitha sferat, posaçërisht në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës, turizmit dhe sfera tjera që janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Multanowski, vlerësoi se është i impresionuar me zhvillimin e Maqeedonisë në vitin e fundit, posaçërisht rreth marrëveshjes me Greqinë rreth çështjes së ermit dhe shprehu kënaqësi nga vizita e Kryeministrit Zaev, i cili bashkërisht me delegacionin e qeverisë, më 27 qershor do të udhëtojë në Varshavë për takim me Kryemnistrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki.
Zaev tha se Maqedonia do të kushtojë vëmendje në bashkëpunim rajonal dhe ndërtimin e duke thënë se Polonia dhe Grupi i Vishegradit, ku Polonia është anëtare me Hungarinë, Çekinë dhe Sllovakinë, është shembull se si ndërtohet partneritet dhe zhvillim.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri shpreson me vazhdimin e bashkëpunimit me Poloninë dhe Grupin e Vishegradit që do të ndihmojë në përshpejtojë në integrimet euro atlantike, zhvillimi, sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Zaev dhe Ambasadori Multanowski shprehën se do të vazhdojnë me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen mes dy vendeve, në drejtimin e stabilitetit politik dhe hapjen e mundësive për zhvillim ekonomik për të dyja vendet./Telegrafi/