Telegrafi

Zaev-Muižnieks: Ekziston energji pozitive për zbatimin e reformave

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me komsarin për të drejtat e njeriut nga Këshilli Evropian, Nils Muižnieks, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisari Muižnieks vlerësoi se në Maqedoni ekziston energji pozitive për lëvzijen e proceseve para.

Në këtë takim u bisedua për respektimin e të drejtave të njeriut në vend, si në planin e marrëdhënieve ndër-etnike, ashtu edhe në respektimin e të drejtave të grupeve të rrezikuara dhe në përgjithësi, të të gjithë qytetarëve në vend.

“Jemi duke e zbatuar me sukses konceptin një shoqëri për të gjithë, që ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Populli në Maqedoni dëshmoi se nuk janë për nacionalizëm dhe se kjo nënkupton barazi dhe mundësi të njejta në shëndetësi, arsim, institucione.”, tha kryeministri Zaev.

Zaev shtoi se modeli i funksionimit të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë si shtet i vërtetë i shumë kombeve, ia siguro vendit rrugën drejt BE-së dhe NATO-s./Telegrafi/