Telegrafi

Zaev: Mogherini ka qenë mbështetësja jonë si në kohë krize ashtu edhe në suksese

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me drejtuesit e vendeve të Ballkanit, morën pjesë në një darkë pune me kreun aktual të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Federica ka qenë mbështetja jonë si në kohë krize, ashtu edhe në kohë suksesi. Një mike e vërtetë i popullit tonë dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor. Sonte, me drejtuesit e rajonit, ne mblidhemi për nder të saj në Bruksel për të përfunduar një kapitull serioz të karrierës së saj.

Federica, faleminderit për përkushtimin, angazhimi juaj është shumë i rëndësishëm për shndërrimin e Ballkanit në një rajon ku lulëzon paqja dhe stabiliteti”, ka shkruar Zaev në Facebook.