Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp njoftoi se ministri i Kulturës Asaf Ademi, do të jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore.
Zaev tha se pret që ministri Ademi këtë vendim ta komunikojë edhe personalisht në konferencë për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Asaf Ademi për sot ka caktuar konferencë për shtyp, në selinë e partisë Alternativa në Shkup.
Ndryshe, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev kishte njoftuar se do të ketë “pastrime” në kabinetin qeveritar./Telegrafi/