Kryeministri Zorn Zaev pas takimit të liderëve tha se Maqedonia është e vendosur për në NATO dhe BE dhe se të gjithë janë të lodhur nga kriza dhe ndarjet.
“Për fat të keq, Mickoski nuk e njohu momentin. Në vend që të kapte trenin, mbeti në anën e errët të historisë. Pas takimit të tretë u bë e qartë se Mickoski gënjen, kur ai deklaroi se kësaj udhëheqëse është e nevojshme qeveri teknike, KSHZ-ja … Ai gënjen se dëshiron që Maqedonia të jetë në BE dhe se lufton për referendum të ndershëm. Ai u përpoq t’i fshihte qëllimet e vërteta. Pasi pa se nuk kishim ndërmend të negocionim për amnisti, nuk kishte ndërmend të negociojë. Nëse nuk ka amnisti, nuk ka marrëveshje, me ato pozicione ishte ai. Gjithçka u pranua në një paketë, ndërsa vetëm duhej të thirrej nga OBRM-PDUM të votonte për sigurimet e veta”, tha Zaev.
Zaev tha se nuk do të lejojë që OBRM-PDUKM që ta mbajë peng Maqedoninë. /Telegrafi/