Site icon Telegrafi

Zaev-Meta: Respektimi i ndërsjellë dhe mbështetja janë interes i përbashkët

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev shoqëruar me anëtarët të kabinetit të tij nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot u takua me kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryetari Meta, i cili sot ndodhet në Maqedoni në shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip, falënderoi për takimin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, si dhe për mbështetjen në nivel më të lartë shtetëror që Republika e Maqedonisë e përkujton Ditën e Alfabetit Shqip, si ngjarje e rëndësishme e historisë së shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev në takim uroi për 22 nëntorin dhe theksoi se shënimi i kësaj dite të bashkësisë shqiptare është në përputhje me pricipet e ndërtimin të një shoqëri në Republikën e Maqedonisë multi kulturore.

“Përcaktimi ynë është t’i përforcojmë lidhjet, respektimin e ndërsjellët dhe mbështetjen e të gjithë bashkësive etnike në vendin tonë”, tha Zaev duke shtuar se këto janë interes i përbashkët që na bashkon në realizimin e qëllimeve strategjike siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

Dy bashkëbiseduesit biseduan për më shumë tema që janë në interes të të dyja vendeve duke theksuar gatishmërinë për të mbështetur më shumë projekte për përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore si dhe përkrahje për projektet infrastrukturore./Telegrafi/

Exit mobile version