Site icon Telegrafi

Zaev-Meta: Dy vendet kanë sfida të përbashkëta

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka pritur sot Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy vendeve.

”Jemi duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë. Jemi zotuar që mos i ndajmë qytetarët, të gjithë të kenë obligime të përbashkëta dhe mbështetje të njejtë nga shteti. Meta më garantoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejtë BE-së dhe NATO-s” deklaroi Zaev pas takimit, thuhet në njoftimin dërguar Telegrafit në Maqedoni.

Takimi i përbashkët, sipas Qeverisë, ka përfunduar me premtime për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Meta më herët është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ndërsa nesër do të vizitojë objektin e alfabetit shqip në Manastir. /Telegrafi/

Exit mobile version