Site icon Telegrafi

Zaev: Mbi 1 miliardë e 100 mijë euro janë destinuar për qytetarët dhe ekonominë

Kryeministri Zoran Zaev sot u përgjigj në pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Situata financiare në shtet është stabile dhe ka rimëkëmbje serioze të ekonomisë, edhe pse ndodh kulmi i dytë i pandemisë”, tha kryeministri Zaev.

Zaev thotë se 1 miliardë e 100 mijë euro janë për qytetarët për vitin 2020 dhe 2021 dhe se janë shlyer të gjitha detyrimet e duhura të shtetit.

“Me katër pakot e masave ekonomike, janë ruajtur më shumë se 100.000 vende pune. Janë ndihmuar mbi 400.000 qytetarë për arsye të ndryshme. 65 miliardë denarë drejtpërdrejtë janë injektuar në amvisëritë dhe kompanitë. Rregullisht është servisuar Buxheti, rregullisht paratë janë lëshuar në qarkullim. Kjo nuk është vrimë në Buxhet, por ndihmë për qytetarët tanë dhe aspektin shëndetësor të krizës. Shteti ka hequr dorë nga të ardhurat për realizimin e masave dhe është përgatitur edhe më tej të zhvillojë masa për të ndihmuar qytetarët, të varfrit, punëtorët, ndërmarrjet e vendit”, theksoi Kryeministri Zaev.

Zaev shtoi se fokusi është drejt masave, por që merren parasysh edhe investimet kapitale, se rënie e pritshme e PBV-së është për shkak të zvogëlimit të importeve dhe eksporteve në punën e kompanive të huaja, si rezultat i ekonomisë së përgjithshme, por që DAP shënon një rritje në mbledhjen e TVSH-së, mjeteve tatimore mbi të ardhurat personale – që tregon stabilitet dhe e rritje të pagave dhe “nivel të shkëlqyeshëm të qëndrueshmërisë./Telegrafi/

Exit mobile version