Site icon Telegrafi

Zaev: Mbështetje financiare prej 9,9 milionë euro për 6.000 hotelieri me 17.000 të punësuar

“Në paketën e gjashtë të masave ekonomike, 9,9 milion euro janë siguruar për mbështetjen financiare të rreth 6.000 hotelierive që punësojnë 17.000 qytetarë”.

Këtë e ka shkruar në Facebook, kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me pakon e gjashtë të masave ekonomike, për mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve.

“Të gjithë hotelierët do të mbulohen 30 për qind nga të ardhurat, shumë që do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mesatare mujore në vitin 2019 dhe 2020, për të cilat do të zbatohen ditët në të cilat këto aktivitete u mbyllën. Për më tepër, të gjitha objektet e regjistruara të hotelierisë do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për punonjës, që nga 6 prilli i vitit 2021”, shtoi kryeministri Zaev në njoftimin në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai gjithashtu tregon se më shumë informacion në lidhje me masat nga Pakoja e gjashtë mund të gjenden në linkun: vlada.mk/node/24947.

Exit mobile version