Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se mbajtja e maskës mbrojtëse është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për ta luftuar pandeminë.
“Unë mbaj maskë për shkak se kujdesem për më të afërmit, për shkak se i respektoj punonjësit shëndetësor dhe për shkak se shëndeti publik varet edhe nga sjellja e individit”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se secili prej nesh duhet të ketë përgjegjësi.
Sipas tij nëse maska mbahet vazhdimisht në këtë mënyrë do të fitohet lufta me COVID-19./Telegrafi/