Kryeministri Zoran Zaev sonte në profilin e tij në Fejsbuk bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi dhe në atë mënyrë t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësorë.
“Punonjësit shëndetësorë çdo ditë në mënyrë vetëmohuese po luftojnë për t’i mbrojtur qytetarët nga KOVID-19 dhe shpëtojnë jetë njerëzish. Atë që më së paku mund ta bëjmë, është t’u ndihmojmë përmes respektimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi – të mbajmë maskë, të mbajmë distancë prej dy metrave, të mos grupohemi dhe rregullisht t’i lajmë duart. #MbajMaskë sepse i respektoj punonjësit shëndetësorë!”, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Facebook.