Site icon Telegrafi

Zaev: Marrëveshje për datë në 10 ditët e ardhshme ose zgjedhje më 21 qershor

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shpreson se gjatë 10 ditëve të ardhshme mund që të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Nëse nuk arrihet marrëveshja, ai tha se zgjedhjet do të mbahen më 21 qershor ashtu siç parasheh dekreti qeveritar me fuqi ligjore.

“Nëse në 7-10 ditët e ardhshme nuk arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve, atëherë ato duhet të mbahen më 21 qershor”, tha Zaev pas takimit të djeshëm të liderëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zaev, nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve për shkak se partitë politike kanë dorëzuar lista të kandidatëve, por vetëm bojkotim të fushatës. Ai pret që secili, përfshirë këtu edhe KSHZ-në, por edhe kreun e KSHZ-së, Oliver Derkoski ta respektojnë ligjin dhe se do të kërkohet përgjegjësi nëse nuk respektohet ligji.

Në lidhje me njoftimin e OBRM-PDUKM-së se në takimin e liderëve kërkesa e tij për zgjedhje në qershor ka qenë e vetmuar, Zaev tha se përveç OBRM-PDUKM-së të gjithë kanë dhënë mbështetje për zgjedhje të shpejta./Telegrafi/

Exit mobile version