Site icon Telegrafi

Zaev: Marrëveshja me Greqinë jep sinjale për sjellje evropiane

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë në Strumicë deklaroi se marrëveshja do të nënshkruhet ditën e diell me çka do të jepet sinjal për sjellje dhe mënyra evropiane në kohën kur “rajoni i Ballkanit udhëheq me BE”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se edhe para kyçjes së marrëveshjes me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë s’kanë humbur Maqedonia dhe Greqia, ashtu do të jetë edhe me Greqinë.

Zaev vlerëson se marrëveshja me Greqinë duhet ta motivojë Evropën dhe t’i hedh sytë nga Maqedonia.

Në lidhje me pritjen e ftesës për bisedime për anëtarësim në BE, kryeministri Zaev tha se miqtë e mirë si Bullgaria dhe vendet tjera fuqishëm e mbështesin Maqedoninë.

Ministrja për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva theksoi se Bullgaria si udhëheqëse me BE-në dhe qeveria e vendit të saj punojnë që Maqedonia të marr datë për bisedime. /Telegrafi/

Exit mobile version