Site icon Telegrafi

Zaev: Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e ditës së Evropës, ka deklaruar se është e mundur dhe e realizueshme që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar më shumë se asnjëherë deri më tani në vlerat që e mbrojnë dinjitetin njerëzor, që garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë dhe që sigurojnë stabilitet ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev ka shtuar se Maqedonisë më shumë se kurdoherë i nevojitet Evropa sepse i tërheq qytetarët e vendit në një botë me prosperitet dhe me shpresë.

“Para nesh ka edhe shumë sfida për të cilat nevojitet shumë mund, energji, entuziazëm. Atë nuk mund ta bëj një njeri, as disa politikanë. Nevojiten të gjithë. Gjithkush me dijen e tij, gjithkush me atë që është, mund të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë bashkëkohore, demokratike dhe po, evropiane”, deklaroi Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version