Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur konferencë shtypi, pas përfundimit të takimit tet-a-tet me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, ku kanë folur për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe kanë shkëmbyer propozime.
Ai para gazetarëve tha se marrëveshja me Bullgarinë dhe bisedimet me Greqinë e kanë ndryshuar mendimin për Maqedoninë, si edhe janë përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në takimin e sotëm me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, konstatuam bashkërisht përparimin e deritanishëm në procesin e bisedimeve. Së bashku shqyrtuam mundësi për zgjidhje kreative të çështjes së emrit, që pala e Maqedonisë i prezantoi në fazën e fundit të bisedimeve.
Një përcaktim e kemi ndarë si të mundshëm dhe të pranueshëm për të dy palët.
Do të pasojnë konsultime në të dy vendet, me partitë politike më të rëndësishme.
Nga sot, miqësia ndërmjet Maqedonis dhe Greqisë është ende më e fuqishme. Zgjidhim një çështje, për ta forcuar dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve”, u shpreh Zaev./Telegrafi/
*Video materiali nga minuta e 3-të