Site icon Telegrafi

Zaev: Maqedonia njihet si lider në rajon nga aspekti i politikës së jashtme (Video)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaaev në vlerësimin për pjesëmarrje të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor theksoi se bëhet fjalë për mbledhje e rëndësishme e cila ku këtë vit është kushtuar vëmendje bashkëpunimit rajonal ekonomik si pjesë përbërëse e proceseve integruese të BE-së, pastaj të politikës së jashtme dhe çështjeve bilaterale si trashëgim nga e kaluara, si dhe çështjet e sigurisë dhe migrimet, tema që BE-ja është e fokusuar plotësisht, dhe me këtë edhe shtet tjera të Evropës.

“Duhet të thuhet se Republika e Maqedonisë ka vend specialitet në këtë Samit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Me marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit dhe partneritet strategjik me Greqinë, si dhe me datën e bisedimeve të BE-së, vendi ynë është njohur si lider në rajon në aspektin e politikës së jashtme dhe çështjeve bilaterale si trashëgim nga e kaluara. Mënyra se si vendi ynë i mbylli kontestet bilaterale me të gjithë fqinjët është model i suksesshëm që e përshëndeti e gjithë bota demokratike, dhe posaçërisht fqinjët tanë dhe partnerët në Bashkimin Evropian”, deklaroi Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev tha se janë marr vesh që nuk do të humbin momentin të marrin pjesë në një Evropë më të fuqishme si në planin ekonomik, politik por edhe në planin e sigurisë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e fokusuar të siguroj dhe të garantojë mjedis stabil dhe motivues që të jetë partner kredibil për iniciativat e bizneseve që hapen në këto takime. Hapat tona të ardhme janë drejtuar drejt arritjes të standardeve të BE-së për bashkëpunim rajonal dhe politika ekonomike. Njëra nga elementët për mjedis motivues për biznes iniciativat është ftesa e Republikës së Maqedonisë të jetë vendi i 30-të anëtare e NATO-s që e presim për në këto dy ditët e ardhshme”, theksoi Zaev.

 

Exit mobile version