Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, dërgoi telegram ngushëllimi deri te kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel me rastin e vdekjes së ish kancelarit gjerman Helmut Kohl, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllim të sinqertë për vdekjen e ish kancelarit gjerman Helmut Kohl, në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim. Qytetarët e Republikës Federale të Gjermanisë humbën një njeri të madh dhe politikan i cili e njohu bashkimin si vlerë dhe rrugë që çon para dhe arrit ta bashkojë Gjermaninë të sigurojë ardhmëri stabile të shtetit”, qëndron në telegram.
Ajo që e la ky burrështetas i madh evropian pas vete, theksohet në telegram, është trashëgimi e mbarë botës, ato janë ura të miqësive me shtete dhe mes shteteve në botë, të ndërtuara përmes politikave paqësore./Telegrafi/