Lajmi i mirë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO është një mesazh i fortë për të rinjtë në vendin tonë. Maqedonia e Veriut po ndryshon për mirë, dikush mund të jetojë mirë këtu, ndërsa zhvillimi do të jetë më i shpejtë vetëm nëse të rinjtë janë të angazhuar, këtu në vendin e tyre, tha kryeministri Zoran Zaev në një video mesazh që postoi në profilin e tij të Facebook.
Ai thekson se vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo ka një rëndësi të madhe për vendin.
“Unë besoj se lajmi i mirë nga Brukseli do të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë rajonin, do të dërgohet mesazhi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Evropës, do të shpërblehet përparimi i reformave dhe zgjidhja e problemeve të vështira”, tha Zaev, duke shtuar se do të inkurajonte edhe vendet e tjera në rajon për të treguar guxim në zgjidhjen e çështjeve të vështira./Telegrafi/