Kryeministri Zoran Zaev parashikoi disa skenarë që mund të ndodhin në referendumin më 30 shtator. Ai theksoi se nëse shumica e qytetarëve do të votojnë kundër, atëherë shumica parlamentare do të anulojë marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parashikimet u bazuan në supozimin se konsensusi do të thotë rreth 920.000 votues.
“Ne po vendosim raste ku një milion qytetarë do të shkojnë në referendum, prej të cilëve 600.000 votojnë “për”, dhe 400.000 kundër, ky vendim është transportuar përmes institucioneve të sistemit dhe deputetët vendosin se si të votojnë. Presioni politik është i lartë sa që duhet të votohet “për” në Kuvend. Por nuk e kundërshtoj, mundet që edhe deputetët të votojnë kundër. Mund të them vetëm se shumica e koalicionit do të votojë “për””, tha Zaev.
Nëse ndodh, përsëri, tha ai, miliona qytetarë duhet të dalin në referendum, nga të cilët 60.000 do të jenë kundër, ndërsa 400.000 për, atëherë Kuvendi nëpërmjet deputetëve përsëri sjell vendim të pavarur.
“Në këtë rast shumica parlamentare do ta anuloj marrëveshjen me Greqinë. Nëse ndodh që dalja të jetë 850.000, 650.000 dhe të jenë “për”, ndërsa kundër 200.000, Kushtetuta tregon se në këtë rast merret vendim. Cilin avokat të pysni do të ju thotë se nëse qytetarët nuk sjellin vendim në përgjithësi, në atë rast vendim marrin institucionet. Nuk parashikoj se si do të votojnë deputetët atëherë, mund të jenë të gjithë “për” mund të gjithë kundër”, u përgjigj Zaev në pyetjen e gazetarëve se si do të arrij të siguroj dy të tretat e shumicës.
Zaev gjithashtu bëri thirrje që të besojnë në arritjen e konsensusi dhe se shumica do të votojë “për”.
“A është marrëveshja jo e drejtë dëshmi jo e drejtë janë reagimet nga të dyja vendet. Kemi mundësinë e cila nuk duhet lëshuar dhe duhet ta shfrytëzojmë. Ne politikanët tonën e bëjmë, vendimet i kemi sjell, kemi mandat deri më 2020, ky mandat mund të përfundoj me 30 shtator. Këtu jam të marr vendime, ndërsa vendimet i solla, Zaev si kryeministër, Mickoski si shef i opozitës dhe të gjithë qytetarët kemi përgjegjësi të marrim vendim se në cilin drejtim shkon Maqedonia. Pas frontit të gjithë jemi vetëm, të votojmë siç mendojmë se duhet”, tha Zaev. /Telegrafi/