Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me përfaqësues të bashkësisë malazeze në Maqedoni dhe me kryetarin Boris Popivoda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do ta kthejmë jetën në Maqedoni, do t’i mbështesim ndërmarrjet vendore të hapin vende të reja pune dhe të mundësojnë rroga më të larta. Për ne gjithë qytetarët janë të rëndësishëm dhe për atë përcaktimi jonë është koncepti qytetar. Drejtësia duhet të jetë e njejtë për gjithë qytetarët”, deklaroi Zaev.
Qytetarët malazez treguan mbështetje të hapur për liderin e LSDM-së dhe treguan se do të inkuadrohen në ndryshimet që do t’a kthejnë jetën, sigurinë e të drejtës dhe perspektivën ekonomike në Maqedoni./Telegrafi/