Kryeministri Zaev krahas intervistës në “Politika’ dha edhe një intervistë për gazetën ‘Danas’ ku vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe nuk do të lejojë të kthehet në të kaluarën.
“Një pjesë e udhëheqësisë të kundërshtarëve tonë politik, për fat të keq, deri në ditën e sotme nuk kanë hequr dorë nga regjimi i vjetër, e mbrojnë atë regjim, mbrojnë krimin dhe korrupsionin që e çuan shtetin në fundosje, ndërsa jetë kishte vetëm për një familje”, shprehet Zaev në intervistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev thotë se nuk e ka humbur shpresën në BE pas anulimit për nisjen e bisedimeve për në BE me Maqedoninë e Veriut duke vlerësuar se të gjithë kanë interes nga politika e zgjerimit dhe se me mbyllje të dyerve të gjithë humbasin.
“Besoj se BE sot e din që mbyllja e derës nuk do t’i bënte mirë askujt. Nga vazhdimi i politikës së zgjerimit kanë interes të gjithë nga mbyllja eventuale e derës të gjithë humbasin”, deklaron Zaev.
Ai shpreson se personalisht do të bisedojë me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron dhe beson se edhe Macron e din që për vendet e Ballkanit Perëndimor Be nuk ka alternativë.
“Asnjë partneritet nuk mund të zëvendësohet me integrimet evropiane”, thotë Zaev duke cekur se nuk pret ndonjë bllokim në rrugën drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s./Telegrafi/