Kryetari i LSDM ka vendosur që të del me një pres konferencë të jashtëzakonshme para qytetarëve për situatën politike dhe krizën institucionale në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më herët ministrat dhe zëvendës ministrat e LSDM-së u larguan nga qeveria e Maqedonisë duke thelluar edhe më tej krizën politike në Maqedoni. Parlamenti u shpërbë nga Trajko Veljanovski.
”LSDM nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje të rrejshme. Bashkësia ndërkombëtare e pa se kush manipulon. Pushteti nuk ka përmbushur kushtet për pastrim të listave zgjedhore dhe nuk ka pranuar të ndryshojmë dhe profesionalizojmë mediat. Në këtë shtet ku votojnë njerzit e vdekur dhe do të mbyllin gojët dhe veshët e njerëzve ne nuk do të shkojmë në zgjedhje. Të çohemi sëbashku për t’i thënë stop kësaj diktature. Ose Gruevski ose Maqedonia” tha Zaev.
”Kemi informuar bashkësinë ndërkombëtare për të gjithë detajet e kësaj katrahure. Ata janë të gatshëm ti ndihmojnë Maqedonisë çdo moment por ai që duhet të fitoj betejën është Zoran Zaev.”
”Ne jemi më të pregatitur se kurë për zgjedhje por duhet dikush t’i thotë stop kësaj diktature dhe ajo është LSDM”
Në pyetjen e gazetarit a do të vazhdoni me projektin ”E vërteta për Maqedoninë” që ndryshe njihet si ”bombat e opozitës”, Zaev u përgjigj ”do të përdorim të gjithë mjetet e mundshme dhe rrugë kushtetuese dhe ligjore për të fituar betejën”
”Nuk mund të them se Marrëveshja e Përzhinos ka vdekur por e di se Parlamenti u shpërnda padrejtësisht. Për disa ditë do të shohim se çka ka vdekur në Maqedoni” përmbylli Zaev./Telegrafi/