Zoran Zaev me një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë nga selia e LSDM-së tha se LSDM dhe partitë tjera të koalicionit opozitar e braktisin punën e kuvendit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Të gjithë afatet janë shkelur, durimi i qytetarëve ka mbaruar. Deputetët e LSDM dhe koalicionit tonë nuk do të marrin pjesë në seanca të Kuvendit të Maqedonisë deri sa Gjykata Kushtetuese nuk sjell vendim për kushtetueshmërinë e punës së Prokurorisë Speciale Publike. Ju bëjmë thirrje të gjithë partive pjesmarrëse në Kuvendin e Maqedonisë që të veprojnë si ne.” tha mes tjerash kryetari i LSDM-së Zoran Zaev./Telegrafi/