Telegrafi

Zaev: Ligji për përdorimin e gjuhëve na bashkon

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se Ligji për përdorimin e gjyugëve është një nga sendet që na bashkon në shtet dhe se kështu do të vazhdohet në të ardhmen.

I pyetur nëse ka ndarje në Qeveri apo qëndrim unanim për rekomandimet e Komisionit të Venedikut, Zaev tha se deri në fund të kësaj jave do të organizohen takime me institucione përkatëse që të mund të harmonizojnë zgjidhjen e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sugjerimet e fundit ndaj Komisionit të Venedikut i dhamë bashkërisht, përfaqësues të kabinetit tim, Ministria e Drejtësisë, MPJ dhe për çështje evropiane dhe kështu do të vazhdojmë. Ky ligj është një nga sendet që na bashkon dhe kështu do të vazhdojmë në të ardhmen duke ndërtuar qëndrime të përbashkëta”, tha Zaev.

Zaev deklaroi se nuk ka informacione për amendamentet e OBMR-PDUKM-së, por theksoi se është i mirëseardhur çdo debat që është për të mirë.