Site icon Telegrafi

Zaev-Li Keqiang: Kemi hapur perspektivat për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik (Video)

I kemi hapur perspektivat për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën Popullore të Kinës dhe duam të bashkëpunojmë në projekte të cilat na sjellin zhvillim në infrastrukturë dhe ekonomi të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev në takim me kryetarin e Qeverisë së RP Kinës, Li Keqiang në kuadër të Samitit të 7-të të shefave të qeverisë nga procesi i bashkëpunimit të RP Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe lindore (16+1), çka u mbajtë dje në Sofje.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë vlerësoi ndihmën e rëndësishme që jep qeveria kineze në hspejtimin e ndërtimmit të rrugëve magjistrale Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip.

Kryeministri i RP të Kinës tha se, Kina edhe më tëj do të vazhdojë që të mbështes Maqedoninë dhe tha se rritja e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme, sepse vendet janë të orientuar drejt zhvillimit ekonomik çka duhet të sjell përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. /Telegrafi/

*AIM

Exit mobile version