Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka përgëzuar ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“Miku ynë, Republika e Greqisë, është vendi i parë çka e ratifikon protokollin për anëtarësimit të vendit në NATO. Vazhdojmë drejt suksesit të garantuar. Më lehtë është me aleatët, me krenari themi se ne jemi NATO!”, shkruan Zoran Zaev në “Twitter.
Kuvendi i Greqisë sot me 153 vota “për” dhe 140 “kundër” ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO./Telegrafi/
Нашиот пријател, Република Грција е првата земја која го ратификуваше протоколот за членство на нашата земја во НАТО. Одиме кон гарантиран успех. Полесно е со сојузници, гордо кажуваме дека ние сме НАТО!#WeAreNATO ?? ?? pic.twitter.com/BJ5mYDjkz4
— Зоран Заев (@Zoran_Zaev) February 8, 2019