A ju thashë se regjimi do të bjerë? Regjimi ra? Ne thamë se do të jemi anëtari i 30-të i NATO-s? Ne u bëmë anëtar i 30-të i NATO-s. Pena na lëviz të gjithëve. Ne me laps zmbrapsëm regjimin dhe me laps morëm statusin e kandidatit. Nga asnjë pikë nuk mendoj se referendumi do të dështojë, përgjigjet kryeministri, Zoran Zaev në pyetjen e gazetarit, nëse referendumi për ndryshimin e emrit dështon.
Zaev nga Brukseli, pasi mori ftesën nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se besimi në marrëveshjen me Greqinë është besimi që u jep atyre forcën dhe bindjen se proceset e njëpasnjëshme do të kenë sukses.
“Jam i bindur se të gjithë faktorët politikë janë për integrimin në NATO dhe BE dhe të gjithë ata duan të nxisin bashkëpunimin me fqinjët tanë”, tha Zaev.
Ai përsëriti se është i bindur se shumica dërrmuese do të dalë në referendum dhe se do të përmbushet censusi i duhur. Ai gjithashtu tha se grekët do të mbështesin marrëveshjen.
“Unë besoj se Greqia do të përfundojë pjesën e saj të marrëveshjes. Ne po bëjmë një hap të madh dhe Greqia po bën një hap të madh. Marrëveshja është e drejtë dhe e di se kjo do të sjellë vetëm përfitim, përparim dhe prosperitet për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre. Jam i bindur se nuk kemi nevojë për 5 apo 10 vjet, por brenda pak muajve qytetarët do të ndjejnë dobinë e marrëveshjes”, tha Zaev.
Më herët, Stoltenberg, së bashku me ftesën për anëtarësim në NATO që ia dorëzoi kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev, simbolikisht i dha atij edhe një stilolaps. /Telegrafi/