Telegrafi

Zaev: Ky moment historik është më i madh se të gjithë ne (Video)

Më 30 shtator, në referendum, ne vendosim. Ky moment historik është më i madh se ne, nga partitë tona, zënkave dhe interesave tona. Bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të dalim në referendum, për Maqedoninë evropiane, iu drejtohet qytetarëve kryeministri Zoran Zaev me një video inçizim në prag të referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pavarësi dhe liri. Këto janë aspiratat për të cilën ka luftuar populli jonë gjatë festimeve kaluara më 8 shtator në viti 1991, u realizua ky ideal, dita historike e qytetarëve ku me referendum zgjodhën të ardhmen e tyre, shtet të pavarur dhe mëvetme”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu tha se është koha që të jemi të guximshëm dhe të shikojmë drejtë të ardhmes.

“Në bisedimet dhe me marrëveshjen ne kemi mbrojtur gjuhën dhe kombësinë tonë, kulturën tonë, e kemi mbrojtur edhe historinë tonë. Por, edhe me referendumin e suksesshëm ne si shtet do ta sigurojmë përgjithmonë edhe të ardhmen tonë”, vlerëson Zoran Zaev. /Telegrafi/